☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,095 ▼ -4.26% ETH $1,986 ▼ -4.13% XRP $1.3301 ▼ -2.83% SOL $82.8400 ▼ -4.77%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Zyrtarët e MD-së që janë nën hetime dhe me aktakuza i pret largimi nga puna

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, përmes një kërkese drejtuar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, ka kërkuar të marrë informacione për të gjithë zyrtarët e kësaj ministrie nëse ndaj të njëjtëve rëndojnë akuza për vepra penale apo janë nën hetime.

 Në kërkesën të cilën e ka siguruar Telegrafi shkruan se “varësisht nga të dhënat e Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë do të veprojë në pajtim me përgjegjësit e përcaktuara me legjislacionin përkatës në fuqi”.

Ajo çfarë mund t’i presë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të cilët janë nën hetime apo kanë të ngritur aktakuzë për vepra penale, është suspendimi nga puna deri në largim, gjë e cila rregullohet edhe me Ligjin për Shërbyesit Civil.

Më poshtë po ua sjellim kërkesën e plotë të Ministrisë së Drejtësisë:

z.Aleksandër Lumezi
Kryeprokuror i Kosovës

Kërkesë për të dhëna për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

I nderuar z. Kryeprokuror
Po ju shkruaj në lidhje me zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë me qellim që puna e juaj të kryhet më mënyrë të pavarur dhe e pa ndikuar, me mirëkuptim ju lutëm të na ofroni të dhëna për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, të të gjitha niveleve, nëse ndaj tyre ka aktvendim për fillim të hetimeve apo është ngritë aktakuzë për vepra penale që ndërlidhen me detyrën zyrtare.
Me mirëkuptim ju lutëm që këtë kërkesë ta kuptoni si shprehje e vullnetit të Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim me Prokuronin e Shtetit.
Dhe në vartësi nga të dhënat tuaja, Ministria e Drejtësisë do të veprojë në pajtim me përgjegjësit e përcaktuara me legjislacionin përkatës në fuqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.