Kronika

Shukri Xhelili, në “arrest me burg”. Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë

Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, u arrestua nga policia mesditën e së hënës. Policia zbatoi një urdhër të dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Prokuroria kërkoi në gjykatë gjatë vlerësimit të masës së sigurisë për Shukri Xhelilin, “arrest me burg”.
Gjykata vendosi të pranojë këtë kërkesë ndaj Xhelilit , i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv”, në formën e kërkimit të favoreve seksuale ndaj shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër.
Xhelili u arrestua pak minuta pasi gjykata dha këtë vendim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button