Kronika

Dënohet me 16 vite burg për vrasjen e ish-policit në Itali, shqiptari: Kërkoj falje për krimin!

16 vite burg për shqiptarin, Florind Marini, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-policit 82 vjeç, Ugo Canozzi. 27-vjeçari shqiptar ishte pjesë e një bande grabitësisht shqiptarë, të cilët hynë në banesën e të moshuarit.

I moshuari u gjend i vdekur në banesën e tij provincen e Lukas, Itali, i lidhur këmbë e duar sipër krevatit në 15 janar të vitit 2013. 82-vjeçari humbi jetën nga asfiksia, sepse grabitësit i vunë mbi fytyrë një jastëk. Shqiptarët, kur u larguan morën disa bizhuteri dhe qindra euro.

Sipas autoriteteve italiane, Florind Marini ishte i fundit, që mori dënimin pasi dy shqiptarët e tjerë Lorenc Marini, 28 vjec u dënua më parë me 28 vjet burg dhe bashkepunetori i tyre, Besnik Metushi 26 vjec u dënua me 11 vjet burg.

Në sallën e gjyqit, nëpërmjet përkthyesit Florind Marini iu kërkoi falje familjarëve të ish-policit, për kthimin e tmerrshëm, të krye tre vjet më parë. “Kërkoj falje për veprën e kryer. Unë kam ardhur në Itali për të dalë në gjyq dhe të dënohem për veprimet e mia”.

Nëntë muaj pas vrasjes së ish-policit italian, Ugo Canozzi-it Florind Marini u arrestua në Fier nga policia lokale. Ai u vu në pranga në fshatin e tij në Daullë të komunës së Libofshës. Sipas policisë, që kur ishte kthyer nga Italia, Marini nuk kishte ndonjë aktivitet por rrinte në fshatin e tij.

Burime nga Policia e Fierit, bënë të ditur se arrestimi i tij u bë në orën 23:00 të një dite më parë në lokalin e fshatit të tij. Gjatë kontrollit personal, atij iu gjet edhe një sasi lëndë narkotike, kanabis sativa.

Në maj të 2016 policia e Fierit arrestoi për herë të dytë Florind Marinin, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Edhe 1 vit më parë, ai u arrestua për qëllime ekstradimi, por iu gjet drogë gjatë kontrollit fizik.

Organi i akuzës filloi procedimin për mbajtje narkotikësh, ndërsa në të njëjtën kohë kishte një urdhër ekstradimi për të pandehurin. Me dënimin nga gjykata për drogë, u pezullua urdhri i ekstradimit, ndërsa në 18 Janar. Marini përfitoi nga amnistia. Organeve hetimore iu desh të rinisnin kërkimet për të shumëkërkuarin e drejtësisë italiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button