Kronika
29 Nëntori, portreti i Enver Hoxhës ekspozohet te Varrezat e Dëshmorëve
Përfaqësues të Partisë Komuniste ishin sot në Varrezat e Dëshmorëve për të zhvilluar homazhe me rastin e 29 Nëntorit, ditën e Çlirimit.
Si çdo vit ata kanë marrë me vete stenda të Enver Hoxhës.
Komunistët nuk janë lejuar nga protokolli që të hyjnë në Varrezat e Dëshmorëve deri në momentin kur të përfundojë ceremonia zyrtare e homazheve të kryeministrit Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta.
Jashtë ambienteve të Varrezave të Dëshmorëve ata kanë ngritur stenda ku janë foto të Enver Hoxhës.
Fotot nga gazetarja e Ora News, Manjola Hasa.