Kronika

Durrës, konfliktohet me gruan, i hedh ujë të nxehtë në trup

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Durrës.

Pas një konflikti me bashkëshorten një 35-vjeçar nga Durrësi i ka hedhur asaj ujë të nxehtë në trup.

Erion Bregasi i ka shkaktuar djegie në disa pjesë të trupit 32-vjeçares E.B.

Gruaja është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme është dërguar në shtëpi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button