Europa

Papa Françesku largon “kujdestarin kryesor” të Vatikanit

papaUdhëheqësi i Kishës Katolike, Françesku ka larguar “kujdestarin kryesor” të ish Papa Benediktit të XVI në zyrën e Vatikanit për shërbime fetare dhe atë e ktheu në vendlindje, në Spanjë.

Benedikti në vitin 2008, kardinalin Antonio Canisares Love e kishte emëruar si kujdestar për organizimin e shërbimit të meshave dhe ceremonive të tjera të shenjta, të cilat ishin më konservatore gjatë udhëheqjes së Benediktit të XVI.

Papa Françesku, i cili preferon stilin më pak tradicional, sot ka emëruar Canisares Loves si kryepeshkop të Valencias në Spanjë, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Françesku vitin e kaluar largoi një tjetër kryepeshkop konservator, i cili ishte emëruar nga Benedikti, përgjegjës për priftërinjtë anembanë botës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button