Home / Europa / Brukseli, sistem regjistrimi pasagjerësh: 5 euro për “Schengen”-in

Brukseli, sistem regjistrimi pasagjerësh: 5 euro për “Schengen”-in

Në Komisionin Europian pritet të propozohet këtë të mërkurë një tarifë prej 5 eurosh, për shtetasit e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së, por që hyjnë pa viza në zonën “Schengen”.

Duke paguar, pasagjerët regjistrohen në Sistemin europian të Informacioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve, “ETIAS”, i  cili pritet të fillojë së funksionuari në vitin 2020.

Sistemi do të ngrihet mbi modelin e njëjtë amerikan, por do të jetë më i lirë se “ESTA”, ku paguhet 60 dollarë për të hyrë.

Në sistemin europian, pagesa prej 5 eurosh ka një vlefshmëri prej 5 vitesh, ndryshe nga ai amerikan ku tarifa vlen për dy vite.

Ky sistem i regjistrimit të pasagjerëve mund t’i sjellë Bashkimit Europian mbi 2 miliardë euro të ardhura në vit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: