Home / Parlamentare / Mesazhi domethënës i kardinalit Ernest Troshani për deputetët

Mesazhi domethënës i kardinalit Ernest Troshani për deputetët

Foltorja e Kuvendit është kthyer sot në një vend që përcolli mesazhe të ndjera për paqe dhe dashuri mes shqiptarëve.

I ftuari i veçantë i seancës së sotme plenare ishte kardinali Ernest Troshani i cili u dha një mesazh domethënës deputetëve.

Teksa foli në foltoren e Kuvendit, Dom Ernest Troshani i bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe mos të përdorin politikën për qëllime përfitimi.

Nuk kam ardh me ju mësu asgjë të re, por të falënderoj atdheun se pas një rrebeshi prej dekadash gjeti forcën të njohë vlerat e bijve dhe bijave të tij.

Jam i fundmi dëshmitar i atyre që kanë vuajtur dhe persekutuar.

Papa nuk më nderoi vetëm mua, por gjithë shqiptarët, kemi punuar për ngritjen morale të shqiptarëve, edhe kur nuk kishim mjetet e tjera kemi gjetur forcë e ngushëllim.

Populli ka nda kafshatën e gojës me ne na ka ndihmuar sa ka mundur.

Kujtoni se jeni me një mision të lartë, mos harroni e nevojat e popullit, të barabartë para ligjit për t’i shërbyer zotit dhe popullit”, tha kardinali shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.