Djukanoviç uron Metën: Kam bindje se do i jepni zhvillim të mëtejshëm marrëdhënieve tona
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Djukanovic i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës me rastin e zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë.
“Me dëshirën më të përzemërt për sukses dhe sa më shumë fat në kryerjen e kësaj detyre me përgjegjësi, Djukanovic shpreh bindjen se Meta do të vazhdojë t’i japë vulën personale zhvillimit të marrëdhënieve të mira e të gjithanshme të popujve dhe vendeve tona mike”, thuhet në mesazh.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.