☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.28% ETH $2,238 ▼ -7.45% XRP $1.1978 ▼ -9.13% SOL $90.1200 ▼ -6.93%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Teksa pret datën 20 maj, për shqyrtimin e kërkesës për liri në Kushtetuese, kryebashkiaku i Tiranës ka depozituar një tjetër ankim në këtë gjykatë. Veliaj i kërkon Kushtetueses të shfuqizojë vendimin e 9 shkurtit 2026 të Gjykatës së Posaçme për kalimin në gjykim të dosjes në ngarkim të tij dhe të bashkëpandehurve.

Përmes ankimit të depozituar nga avokati i tij Plarent Ndreca, Veliaj pretendon se procesi paraprak ndaj tij në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore të tij. Sipas avokatit, kryebashkiakut i është mohuar koha reale për të analizuar një dosjen me dhjetëra mijëra faqe, i është cenuar parimi i barazisë së armëve në proces, si edhe është trajtuar në një mënyrë që i ka cenuar prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetit, përfshi mbajtjen në izolim gjatë seancave gjyqësore.

“Në këto kushte, theksonte avokati, vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq është marrë mbi një proces të kompromentuar në themel, duke prodhuar një proces antikushtetues dhe për rrjedhojë, të pavlefshëm, i cili nuk mund të prodhojë pasoja juridike të vlefshme”.

Dosja penale në ngarkim të kryebashkiakut Veliaj ndodhet në fazën e gjykimit në themel në Gjykatën e Posaçme. Në seancën e 3prillit gjykata pranoi kërkesën e avokatëve të kryebashkiakut për 2 javë të tjera kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.