Home / Kronika / Shpërdoroi detyrën, arrestohet kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Vlorë

Shpërdoroi detyrën, arrestohet kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Vlorë

Një zyrtar i Mbrojtjes së Territorit ka rënë në pranga ditën e sotme.

Ai akuzohet se ka abuzuar me detyrën e tij.

Ka qenë Policia e Vlorës ajo që ka njoftuar arrestimin e kryeinspektorit të IMT-së (Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit) Vlorë, Kledjon Ramaj.

Sipas njoftimit, mbi 30-vjeçarin rëndon akuza e “shpërdorimit te detyrës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia ka ndaluar shtetasin:

– Kledjon Ramaj., 30 vjeç, banues në Vlorë, (Kryeinspektor i IMT-së Vlorë).

Ky shtetas është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me numër Vendimi Penal 263 datë 30.07.2017.

Leave a Reply

%d bloggers like this: