Home / Ekonomia / Stabiliteti financiar dhe inflacioni, në fokus të BSH-së për 2018

Stabiliteti financiar dhe inflacioni, në fokus të BSH-së për 2018

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën programit e saj të punës për vitin 2018, që adresohet kryesisht në vendimin e politikës monetare për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe inflacionit.

Banka e Shqipërisë njofton se, Këshilli Mbikëqyrës në këtë mbledhje analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2017 dhe miratoi programin e punës për vitin 2018 së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.

Tematikat kryesore që do të shqyrtojë Këshilli Mbikëqyrës gjatë këtij viti kanë të bëjnë me: Deklarata e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017, Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë, Raporti i ndërmjetëm i politikës monetare, Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017, Raporti tremujor i politikës monetare, Analizën  “Mbi qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe sistemit financiar”, etj

Leave a Reply

%d bloggers like this: