☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 73.10 ▼0.15%
ARI 4,132 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,590 ▼ -2.54% ETH $1,665 ▼ -3.79% XRP $1.1067 ▼ -2.02% SOL $69.4100 ▼ -4.28%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.10 ▼0.15 % ARI 4,132 ▼0.43 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.10 ▼0.15 % ARI 4,132 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
24 Jun 2026
Breaking
Rajoni

“Kroacia e vlerëson mbështetjen e Turqisë në kohëra të vështira”

Kroacia e vlerëson mbështetjen e Turqisë gjatë “kohërave më të vështira”, tha presidentja e Koracisë Kolinda Grabar-Kitaroviç. “Marrëdhëniet tona të ndërsjella janë shumë të mirë, nuk kemi ndonjë çështje të hapur. Në veçanti, nuk kemi ndonjë çështje serioze të hapur dhe gjithmonë e kemi vlerësuar shumë mbështetjen e Turqisë në Kroaci gjatë kohërave më të vështira”, tha Kitaroviç në vizitën e saj njëditore të punës në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Kitaroviç u takua me homologun e saj turk Recep Tayyip Erdogan dhe diskutoi në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet ndërkombëtare. “Siç kam thënë, marrëdhënia jonë bilaterale është shumë e mirë, por shoh shumë potencial për zhvillim të mëtejshëm”, tha presidentja kroate.

Ajo tha se vëllimi i tregtisë midis dy vendeve është rritur në rreth 350 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2017. “Ajo që më së shumti e mirëpres është deklarata e presidentit Erdogan në Zagreb se shkëmbimi ynë tregtar duhet të arrijë në një miliardë dollarë. Kjo është ajo të cilën e synojmë”, shtoi ajo.

Kitaroviç tha se një nga hapat “e rëndësishëm” për arritjen e këtij qëllimi është themelimi i Odës Kroate të Ekonomisë, e cila do të hapet në Stamboll në vitin 2018. Ajo shtoi se Zagrebi dhe Ankaraja kanë potenciale në fushat e industrisë ushqimore, blegtorisë, energjisë, ndërtimit dhe turizmit. Ajo beson se takimet e mëtejshme dhe sjellja e delegacioneve të biznesit nga Kroacia në Turqi si dhe hulumtimi i më shumë mundësive nga biznesmenët turq në Kroaci do të rrisin investimet.

Integrimi i Turqisë në BE

Kitaroviç përsëriti se Turqia ka qenë vend mik i Kroacisë gjatë kohërave më të vështira dhe do të mbetet e tillë. “Turqia ishte miku i Kroacisë kur miqtë ishin shumë të paktë”, tha ajo. “Ne besojmë se është në interesin vital të BE-së që Turqia të mbahet në rrugën e BE-së”, shtoi ajo. Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987, kurse bisedimet për pranim filluan në vitin 2005. Megjithatë, negociatat u bllokuan në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve të administratës greke qipriote në ishullin e ndarë të Qipros, si dhe kundërshtimit nga Gjermania dhe Franca.

Kitaroviç gjithashtu lavdëroi atë që Turqia ka bërë në lidhje me refugjatët sirianë. Ajo shtoi se Kroacia ishte një nga vendet që u prek nga vala e refugjatëve që kaploi Evropën në vitin 2015 dhe në fillim të vitit 2016. “Ne e çmojmë jashtëzakonisht atë që Turqia ka bërë në kujdesin për refugjatët sirianë dhe të tjerë”, tha ajo. Turqia aktualisht strehon mbi tre milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.