Home / Kronika / Rruga Tiranë-Elbasan, Lubonja: Po bëhet hetim selektiv

Rruga Tiranë-Elbasan, Lubonja: Po bëhet hetim selektiv

 

Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në NeWs24, u diskutua çështja e rrugës Tiranë-Elbasan dhe abuzimet e bëra.

Të ftuar në studio janë Artan Hoxha, Robert Rakipllari, Fatos Lubonja dhe Ervis Iljazaj.

Hoxha tha se hetimi është në fazën fillestare dhe përmend faktin për rrugën është shpenzuar 366 mln euro dhe ende nuk ka përfunduar. Ai gjithashtu shton se është përdorur e njëjta skemë me rrugën Elbasan-Gjinar, shkruan BalkanWeb.

Ndërsa Robert Rakipllari shprehet se debati për fondin e dhënë brenda koalicionit PS-LSI në atë kohë ka qenë shumë i madh. Ndërkohë sipas tij janë arrestuar vetëm ish-zyrtarë të njërës palë.

Artan Hoxha: Hetimi është në fazën fillestare. Dhe prandaj të gjithë personat e përfshirë, ministra e ish-ministra. Më parë ishte Ngjeçari, i cili tha se do bëhej rrugë pa tunel që do i shkaktonte xhepit të qytetarëve shqiptarë vetëm 99 mln euro. Tani me tunel ka shkuar 366 e mln euro dhe ende s’ka përfunduar. Thuhet që kemi të bëjmë me akuzën e korrupsionit. Nga ana tjetër ka tre shëmbje të shpatit të malit, që nuk janë rrëshqitje po shembje. Është identike skema me rrugën Elbasan-Gjinar, po atje fondi është më i vogël se rruga është më e vogël. Ka pasur 7 shtyrje kontrate në këtë rrugë, dhe e kanë shtyrë për 9 vjet.  E njëjta gjë po ndodh dhe me rrugën Tiranë-Elbasan. Kontratat jo vetëm janë shtyrë, po janë akorduar fonde shtesë për rrugën.Janë llogaritarët, njëri i njerës qeveri, e tjetri i qeverisë tjetër

Robert Rakipllari: Ka qenë debat i madh për fondin e dhënë brenda koalicionit për këtë çështje. Dhe Prokuroria arreston ish-ët, dhe vetëm të një krahu. Prokuroria heton vetëm post-mortum.

Fatos Lubonja: Nuk mendoj që Drejtësia është vënë në lëvizje. Partitë dihet që vjedhin, por këtu problemi është tjetër gjë. Drejtësia nuk funksionon, por është një sulm ndaj një partie. Janë të selektuar. Më duket si luftë bandash. Si nuk u thirr njeri nga oligarkët që marrin ryshfetin. Unë kam hallin të mbarojë ky sistem, ku njerëzit kapin shtetin, vjedhin shtetin dhe sundojnë ikën njëri vjen tjetri. Krimi është i përbashkët.

Ervis Iljazaj: Ne duhet t’i kërkojmë llogari politikanëve. Në këtë rrugë janë përfshirë të gjitha palët politike. Kanë përfshirë qeveri që kanë kaluar. Shoh një shenjë për të hetuar ato politikanë që kanë bërë korrupsion aty, të një qeverie apo tjetër. Për të kapur një deputet të LSI e PD është e lehtë të kapësh një çështje tjetër, por mua nuk më duken çështje rastësore.

Rakipllari: Drejtoria e rrugëve i ka lidhur me kompanitë shtesë . Është një fond i miratuar nga mazhoranca në 2017, përgjegjësia nuk qëndron vetëm te drejtori i rrugëve por te gjithë piramida. Tani këta pasi fituan zgjedhjet, akuzojnë atë që ka bërë propozimin më përpara. Aty është bërë rrugë pa studim, vetëm i merren para taksapaguesve shqiptarë. Drejtësia duhet të dënojë të gjithë edhe politikanët dhe ata që e bëjnë. Në fund kjo do përfundojë në hiç se do thonë që është marrë në vendim parlamenti.

Hoxha: Saimir Tahirin e hetoi prokurori i Katanias, po e kapi e kap ai. Të tanët nuk e kapin dot. Dy drejtorët që janë arrestuar, njëri drejtor ka përgjegjësi për atë rrugë që nuk ekziston dhe ky drejtori ka përgjegjësi për atë rrugën tjetër që vdesin njerëzit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: