☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.66 ▲0.52%
ARI 4,197 ▼2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,166 ▼ -3.13% ETH $1,623 ▼ -3.52% XRP $1.1150 ▼ -4.17% SOL $64.2100 ▼ -3.82%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.66 ▲0.52 % ARI 4,197 ▼2.09 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.66 ▲0.52 % ARI 4,197 ▼2.09 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Opinion

Në 10 vjetorin e pavarësisë u bëmë horë

Nga Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka mendon se festa për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës nuk u organizua siç duhet. Madje thotë se Kosova u bë horë, në dekadën e parë si e pavarur. Zeka ka kritikuar kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Edi Rama dhe liderin e VV’së Albin Kurti, të cilin e quajti ahmak. Por ka diçka të mirë, të cilën ai e ka ndarë nëpërmjet Facebookut. Në krye të listës janë qytetarët dhe Rita Ora.

Shkrimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

Ne 10 vjetor bash hore jemi ba

Seanca e Kuvendit ngjante me nje hallakame si ne ndonje stacion treni. Personalitete boterore kishin hyre brenda, nderkohe qe ne salle ishin vetem pese deputet. Deputeti shqiptar nga Suedia, Adnan Dibrani, ndihej teper i deshperuar: -Askush nuk u kujdes per mysafir. As t i dergonte ne ndonje vend turistik, ose ne Prekaz, ose ne rrenojat parahistorike…. kudo, pervec se mshel neper hotele qysh edhe ndodhi.

Edhe kongresistet amerikan shiheshin te zhgenjyer.

Filloi seanca. Kryetari Kadri Veseli, edhe po te ishte 30 vjet me pervoje spikeri lajmesh ne CNN, nuk do te arrinte qe ta drejtonte kete seance, pa asnje parapergaditje, pa asnje leter perpara. Ku ka me keq se sa Edi Ramen ta quaje “kryeminister te Kosoves”! Apo Lulit te PD-se qe ia harroi mbiemrin krejt dhe e thirri thjesht Kryetari i Partise Demoratike te Shqiperise, pauze, se garant ka mendu Sali Berisha, dhe tha : Zoteri Lulzimi.

Per keto as nuk kerkoi falje. Pastaj per ta bere krejte berllog iu dha fjala Edi Rames, i cili ka kontribut zero per pavaresine e Kosoves, ne krahasim me ish presidentin Mejdani, apo te madhin Bernard Koshner, i cili tha ne Prekaz: “Po te ekzistonte çmimi Nobel per liri, ai do i takonte familjes Jashari”!

U pershendeten gjithe ata njerez, po qellimisht u harrua Jakup Krasniqi, kryetari i Kuvendit diten kur u shpall pavaresia me 17 shkurt 2008.

Rama nuk kishte pse te fliste as para kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj, po te gjithe e pane se sa u perzi puna…

Imagjino cfare klase politike analfabete kemi?! Ate dite donin te na benin hore para botes, duke tentu per te na sjellur demarkacionin. Hore u ba edhe Albin Kurti, i cili u fut ne Kuvend si qura ne mjegull, me vonese 15 minutshe, vetem per te mos u ngrite ne kembe kur do intonohej himni i shtetit te Kosoves. Respekt per ata deputet te VV qe u ngriten ne kembe, dhe nuk u bane me ment e ahmakut.

Po kush na zbardhi ftyren e nxire me 17 shkurt:

1. 300 mije qytetaret qe dolen ne shesh, dhe gjithe shqiptaret qe festuan neper trojet shqipetare dhe kudo neper bote.

2.Rita Ora

3. Filharmonia e Kosoves

4. Policia e Kosoves

Flm juve, turp per ata qe i dogjen 600 mije euro per te na bere hore!!!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.