Home / Ekonomia / Siguria e urave, ARRSH garanton: Nuk ka vend për panik, por po monitorojmë!
Drejtori i Pergjithshem i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro

Siguria e urave, ARRSH garanton: Nuk ka vend për panik, por po monitorojmë!

Pas tragjedisë së Xhenovas, ku dhjetëra persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ure ka reaguar edhe ARRSH, duke dhënë sqarime mbi gjendjen e uravë ne vend

Afrim Qendro deklaroi se nuk jemi në alarm, pasi gjendja është e tille që nuk ka nevojë për panik.

Ai deklaroi se ka 7 ura që kërkojnë ndërhyrje të shpejtë, por situata nuk është emergjente dhe as alarmante

Kemi ndërhyrë në 25 ura, ndërkohë aktualisht po ndërhyhet edhe në disa ura të reja. Nuk jemi në panik, as në emergjencë dhe as në alarm. Jemi në monitorim të vazhdueshëm. Pavarësisht asaj që ka ndodhur në Itali, ne kemi ngritur një grup pune. ARRSH ka kërkuar financime për disa ura. Inspektimi i urave do të vihet në funksion të bashkive”, deklaroi Qendro

Kemi problem me gërryerjen e lumenjve në bazamentet e urave, tha Qendro, ndërsa kërkoi të merren masa për parandalimin e këtij fenomeni.

Leave a Reply

%d bloggers like this: