Kronika

Besimtarët Myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin, falen në Bulevard

falen-320x191Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin. Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Kremtimi i kësaj feste filloi në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për të falur Namazin.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të madh konsiston në dy momente; e para është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Familja që e ther mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra.

Bruçaj: Gëzuar! Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë

brucajMë shumë paqe, vëllazëri dhe begati! Ky është urimi i kryetarit të Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, për të gjithë besimtarët, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kreu i KMSH-së u kujtoi besimtarëve myslimanë, por jo vetëm, që sot është dita kur njerëzit duhet të shërojnë plagët, që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit. “Gëzuar festën e Kurban Bajramit, simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, Krijuesit të Gjithësisë. Sot mijëra shqiptarë myslimanë nga të gjitha trevat dhe diaspora u janë bashkuar miliona besimtarëve të mbledhur nga e gjithë bota në vendet e shenjta, në Mekë, për të kryer Haxhin. Kjo ditë e bekuar, dita e sakrificës në konceptin njerëzor, është shumë më e madhe dhe më e begatë në aspektin hyjnor. Është ditë e harmonisë, bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit; ditë e mirënjohjes ndaj begative të panumërta, të cilat Allahu i Madhërishëm ia dhuron njerëzimit”, tha kreu i Komunitetit Mysliman. Bruçaj theksoi se Kurban Bajrami është dita kur ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit me buzëqeshje dhe gëzim, me paqe dhe vëllazëri. “Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne. Le t’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne i Madhërishmi dhe le të bëhemi sot në këtë ditë, pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e saj”, apeloi kreu i KMSH-së, në emër të kësaj dite të madhe.

Presidenti Nishani uron Kurban Bajramin: Të ruajmë harmoninë fetare mes nesh

presdientiPresidenti Bujar Nishani me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një mesazhi të publikuar bë faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit pasi kujton se kjo festë vjen pas vizitës historike të Atit të Shenjtë në vendin tonë, fton shqiptarët të ruajnë vlerën e paçmuar të tolerancën fetare, respektin reciprok për besimin e tjetrit, paqen mes njerëzve me besim të ndryshëm.

“Gëzuar këtë festë të madhërishme që na afron me njëri-tjetrin kur fëmijëve u jepen dhurata, ushqimi ndahet me fqinjin dhe fukarain, i ngopuri kujton të uriturin, pasunari fukarain, i shëndetshmi të sëmurin, i suksesshmi hallexhiun, dhe të gjithë së bashku kujtojmë Zotin.

Këtë Kurban Bajram e festojmë fill pas vizitës historike të kreut të botës së besimit tjetër, besimit katolik, gjatë së cilës Ati i Shenjtë dhe bota mbarë vunë theksin mbi një nga vlerat tona kombëtare më të çmuara, tolerancën fetare, respektin reciprok për besimin e tjetrit, paqen mes njerëzve me besim të ndryshëm.

Që secili  të mbrothësohet, që vendi të begatohet, që paqja të mos rrezikohet, ta festojmë edhe këtë Kurban Bajram si e kemi festuar gjithmonë, duke lënë mënjanë mëritë, duke iu larguar sherreve, duke u afruar, duke u respektuar, duke u vëllazëruar, duke u ndihmuar.

Gëzuar personalisht dhe institucionalisht prej meje në këtë ditë të Jashtëzakonshme!

Gëzuar t’i themi gjithashtu njëri-tjetrit në këtë ditë feste për të gjithë!” – thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button