Home / Rajoni / Maqedonia e Veriut në NATO, Parlamenti grek me 153 vota i hap dritën jeshile

Maqedonia e Veriut në NATO, Parlamenti grek me 153 vota i hap dritën jeshile

Dy ditë pasi ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s firmosën protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë, sot Greqia i ka hapur zyrtarisht rrugën  me votimin në Parlament.

Shteti i Greqisë votoi me 153  vota pro për hapjen e dritës jeshile të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të NATOS-s pas konflikteve mbi 20-vjeçare, të cilat frenuan përpjekjet e Maqedonisë drejt strukturave euroatlantike.

Ky votim u shoqërua me debate në Parlament, ndërsa 140 deputetë votuan kundër këtij procesi.

Arritja e Marrëveshjes së Prespës mes dy kryeministrave ka bërë jehonë në vendet respektive, e cila i dha fund përpjekjeve të Greqisë për të frenuar Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në organizata integruese.

Leave a Reply

%d bloggers like this: