Kongresi i jashtëzakonshëm i PS, Balla zbulon emrat: Nga Rama tek Ruçi, ja kush zënë vendet në Presidium
Kongresi i jashtëzakonshëm i PS, Balla zbulon emrat: Nga Rama tek Ruçi, ja kush zënë vendet në Presidium
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka shpallur të hapur Kongresin e jashtëzakonshëm të PS duke zbuluar dhe emrat e propozuar për në Presidium. Balla ka nxjerrë emrat që përfaqësia e Kongresit ka propozuar, ndër të cilët është dhe vetë ai, Rama, Balluku, Ruçi, Gjonaj, Kushi, Ahmetaj, Gjiknuri apo Pëllumbi.
PJESË NGA FJALA E TAULANT BALLËS
Të dashur delegate e delegatë,
Kongresin e Jashtëzakonshëm e konsideroj të hapur.
Kalomë në miratimin e Rendit të Ditës, i cili është në dosjet tuaja.
Kush është dakord me rendin e ditës?
Përfaqësia e Kongresit propozon që në Presidiumin e Kongresit të jenë:
- Edi Rama
- Taulant Balla
- Gramoz Ruci
- Arben Pellumbi
- Arben Ahmetaj
- Bledi Cuci
- Ogerta Manastirliu
- Belinda Balluku
- Etilda Gjonaj
- Evis Kushi
- Milva Ekonomi
- Bora Muzhaqi
- Edona Bilali
- Alma Hoxha
- Almira Xhembulla
- Damian Gjiknuri
- Emirjana Sako
- Gledian Llatja
- Lavdrim Krashi
Kush është dakord? Ftoj Presidiumin të zenë vendet. Kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës. Vizioni ynë për Shqipërinë 2030 dhe Programi ynë Qeverisës në Mandatin e Ri do te mbahet nga ministri Arben Ahmetaj.