🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.83 ▲0.77%
ARI 4,032 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,140 ▲ +1.7% ETH $2,302 ▲ +2.06% XRP $1.2751 ▲ +1.77% SOL $93.1200 ▲ +1.15%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.83 ▲0.77 % ARI 4,032 ▲2.33 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.83 ▲0.77 % ARI 4,032 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Mbyllet procesi i votimit për kryetarin e PD-së/Gjana: Nesër rezultati zyrtar

Procesi i votimit për kryetarin e ri në Partinë Demokratike, u  mbyll të dielën, zyrtarisht në orën 20:00.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana deklaroi se “në kohën më të shpejtë të mundshme sapo ne të administrojmë të dhënat, do të marrim nga një fotokopje të procesverbalit të nxjerrjes së rezultatit”.

“ Do të bëjmë një përmbledhje, do t’ju jap një të dhënë operative për numrin e votave për secilin prej kandidatëve. E dhëna zyrtare do të dalë vetëm nesër paradite, pasi ne të kemi administruar të gjitha kutitë e votimit, të cilat do të hapen në komision në praninë tuaj po të doni, nesër pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet, do të regjistrohen procesverbalet një përmbledhëse. Do të shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues dhe të dhënat prej secilit prej kandidatëve në garë. Janë mbyllur të gjitha degët e votimit. Nuk ka patur incidente. Presim të na deklarojnë kundrejt fotokopjeve procesverbale dhe ne do t’ju deklarojmë ju një të dhënë operative paraprake”, deklaroi ai.

Rreth 75 mijë anëtarë të PD-së iu drejtuan të dielën kutive të votimit në 76 qendra në gjithë Shqipërinë për zgjedhjen e kryetarit të të kësaj force politike.

Në garë ishin kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha dhe tre kandidatët, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Basha e cilësoi votimin për zgjedhjen e kreut të PD-së si një proces unik të vlerave të demokratëve përmes zgjedhjes sipas parimit një anëtar, një votë.

Ndërsa tre kandidatët e tjerë në garë denoncuan parregullsi gjatë këtij procesi.

Sipas tyre, në disa komisione nuk ishin lejuar vëzhguesit, në listat e votuesve është përgjysmuar anëtarësia dhe disa themelues partie janë penguar të votojnë me arsyetimin se nuk janë anëtarë aktivë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.