Home / Rajoni / Sipas kryeministrit bullgar, pas dorëheqjes së tij, Bullgaria do të mbajë një qëndrim pro-rus

Sipas kryeministrit bullgar, pas dorëheqjes së tij, Bullgaria do të mbajë një qëndrim pro-rus

Një kabinet zyrtar i emëruar nga Rumen Radev mund të përfundojë shpejt një marrëveshje me “Gazprom” dhe Bullgaria të bie dakord të paguajë në rubla për gazin. Kështu tha në një intervistë për gazetën britanike “Guardian” Kryeministri Kirill Petkov. Biseda u zhvillua para votimit të mosbesimit, i cili rrëzoi qeverinë e Petkovit.

“Kam frikë se Bullgaria do të bëhet një vend shumë më i ndrojtur, i butë për sa i përket retorikës kundër luftës dhe se një pjesë e eksporteve tona në Poloni (eksportet ushtarake) do të reduktohen ndjeshëm. Kam frikë se pozita e fortë e Bullgarisë në nivelin e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian do të bëhet shumë më tepër një shmangje sesa një zë i fortë kundër Rusisë”, tha Petkov.

Leave a Reply

http://wp.havenfysio.nl/index.php/search-whatsapp/mature-adult-dating-nude-100-free-singapore-dating/
%d bloggers like this: