Home / Kuriozitete / Kthen aeroplanin për shkak të shërbimit të dobët

Kthen aeroplanin për shkak të shërbimit të dobët

Bija e pronarit të linjës ajrore së Koresë së Jugut “Korean Air” e ka kthyer mbrapsht aeroplanin që ishte përgatitur për fluturim, e pakënaqur me aperitivët e shërbimit, raporton media lokale në këtë fillimjavë.

131126202339-south-korea-flight-attendant-horizontal-galleryCho Hyun-Ah, zëvendës presidentja e kompanisë drejtuar nga babai i saj, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të ekuipazhit pak minuta para fluturimit nga Seul në Nju Jork, ndërsa avioni po ecte përgjatë pistës.

Cho ka mbetur e ofenduar se ndërsa duhej t’i shërbenin aperitivë para fluturim, stjuarti i solli arra që nuk i kish kërkuar dhe se ato ishin në një qese plastike në vend të një tasi përkatës. Këtë ajo e ka vlerësuar si mospërfillje ndaj udhëtarëve dhe kërkoi shkarkimin e shefit të ekuipazhit të avionit me plot 250 pasagjerë. Aeroplani u detyrua për t’u kthyer në terminal e të nisej pasi të zëvendësojë kreun e ekuipazhit. Avioni u ngrit me 11 minuta vonesë.

Ministria e Transportit ka njoftuar se ka hapur një hetim, duke shtuar se sjellja Cho Hyun-Ah ishte “krejtësisht e papërshtatshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.