Kronika

Breshëri plumbash ndaj Emiljano Shullazit, shpëton mrekullisht

Mbrëmja e të hënës në kryeqytet ka qenë mjaft e trazuar. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Rrugën e Kavajës, është regjistruar dhe një atentat në zonën e Qafë Kasharit, ku Emiliano Shullazi ka mbetur i plagosur.

shullazi

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se Shullazi ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Golf”, kur një makinë tip “Benz” ka qëlluar në drejtim të tij një breshëri plumbash.

Mësohet se për ti shpëtuar këtij atentati Shullazi ka manovruar duke përfunduar në kanal, ndërsa autorët janë larguar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe ka konstatuar se autorët e kishin ndjekur prej disa minutash objektivin e tyre, ndërsa dyshohet se ndaj Shullazit janë qëlluar mbi 30 plumba.

Shullazi njihet nga drejtësia Shqiptare, pasi ai është dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Ai është transportuar në spitalin e traumës, ku mjekët thonë se është jashtë rreziku për jetën. Policia e Tiranës lidhur me ngjarjen ka ngritur një grup hetimor në bashkëpunim me prokurorinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button