Home / Kuriozitete / S’kishte para për prostitutë, babai përdhunon vajzën

S’kishte para për prostitutë, babai përdhunon vajzën

Sylvia Prescott, është një 47 vjeçare angleze nga Sunderland e cila ka denoncuar abuzimet e pësuara nga babai i saj, Oliver Garside, 68 vjeç, në periudhën e adoleshencës.

baba“Im atë më përdhunonte pasi nuk kishte para për të paguar një prostitutë”, thotë ajo.

Sylvia e ka ruajtur sekretin dramatik për 30 vjet. Ajo tregon se nuk e gjeti asnjëherë kurajon për të shkuar në polici, deri sa gjyshja e saj ishte gjallë, duke shtuar se një lajm i tillë do e shkatërronte.

Por kur në vitin 2012 e moshuara vdiq, Sylvia, denoncoi të atin në polici. Vitin e kaluar ai u dënua me tetë vite burg.

Pikërisht gjatë dënimit, Garside deklaroi se e kishte bërë një veprim të tillë, pasi nuk kishte para të paguante një prostitutë.

“Më në fund, mund të jetoj e qetë jetyën time pa të. Ju jam mirënjohëse fëmijëve të mi dhe bashkëshortit për mbështetjen e dhënë”, u shpreh 47 vjeçarja, duke folur për “Mirror”.

Ajo tregoi se gjithçka nisi pas vdekjes së nënës dhe se prej frikës nga i ati, nuk e kishte denoncuar në polici.

Leave a Reply

%d bloggers like this: