Home / Arte / Film / Kineasti iranian, Jafar Panahi fiton ”Ariun e Artë” të Berlinales për filmin ”Taxi”

Kineasti iranian, Jafar Panahi fiton ”Ariun e Artë” të Berlinales për filmin ”Taxi”

”Ariu i Artë” për filmin më të mirë në edicionit e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit iu dha dje për filmin “Taxi” kineastit iranian, disidentit Jafar Panahi.

jafarKronika e tij për shoqërinë iraniane, nëpërmjet lëvizjeve të një shoferi taksie, u duartrokit shumë në një festival i konsideruar si i ndjeshëm ndaj çështjeve politike.

“Kufizimet e detyrojnë shpesh treguesin të bëjë më mirë punën, por këto limite mund të jenë shpesh aq shtypëse sa dëmtojnë një projekt ose shkatërrojnë shpirtin e artistit”, deklaroi presidenti i jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, regjisori amerikan, Darren Aronofsky.

“Në vend që të shkatërrojë shpresën e tij dhe ta braktisë, në vend që ta pushtojë nervozizmi  dhe zemërimi, Jafar Panahi ka shkruar një letër dashurie për kinemanë”, shtoi ai duke nënvizuar se filmi i tij ishte i mbushur me dashurinë që ka për artin e tij, për komunitetin, vendin dhe publikun e tij.

Juria dha gjithashtu dy ”Arinj të Argjentë” për regjisorin më të mirë. Një shkoi për rumunin, Radu Jude për filmin “Aferim”, dhe tjetri për polaken Malgorzata Szumowska për filmin “Body”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: