Home / Arte / Film / Ralph Fiennes vlerësohet me çmimin “Empire Legend”

Ralph Fiennes vlerësohet me çmimin “Empire Legend”

Edicioni i 20-të i çmimeve “Empire” do të mbahet në Londër këtë të djelë, nën një stuhi glamour-i  në tapetin e kuq . Në zemër të festimeve do të jetë “thesari kombëtar” Ralph Fiennes, i sapo anonçuari  i këtij viti për çmimin “Empire Legend”. Aktori që ka lindur në Suffolk (një qytezë në lindje të Londrës), me këtë çmim vijon në gjurmët e Helen Mirren, Tim Burton dhe Tom Cruise.

ralph-fiennes-in-the-grand-budapest-hotel-movie-1

Nisur nga standartet e karrieres së tij 25 vjeçare, Fiennes është duke përjetuar momente të ëmbla profesionale. Kandidati i “Golden Globe” për rolin e jashtëzakonshëm komik  të M.Gustave  në “Grand Hotel Budapest”, gjithashtu ka filluar karrierën e tij edhe si regjizor, në filma si “Coriolanus” (2011) dhe “Gruaja e padukshme” (2013).

wpid-photo-feb-8-2013-1250-pm3

Fiennes natyrisht është dhe dy herë i nominuar për çmimin Oscar. Përsëpari për portretizimin e pashlyeshëm të komandatit SS Amon Goeth në filmin “Lista e Shindlerit”,  një përshkrim i përsosur i banalitetet të së keqes, dhe për rolin e kontit të dashuruar László Almásy në filmin “Pacienti anglez”.

download

Veç Fiennes, gjatë edicionit të 20-të “Empire Awards” do të ketë edhe një sërë aktorësh e regjizorësh të tjerë, që do të marrin statujat “Empire”, të votuara nga lexuesit e revistës britanike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: