Home / Arte / Muzike / Dobësia e Brams për Karlën, në skenën e TKOB

Dobësia e Brams për Karlën, në skenën e TKOB

“Stabat Mater”  Alto Rhapsody, Op 53 më 7-8 korrik në skenë

“Stabat Mater” , pjesa e njohur nën kompozimin e Giovanni Battista Pergolsi  dhe Alto Rhapsody, Op 53 nga Johannes Brahms do të ngjiten në datat 7-8 korrik në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Këto dy pjesë do të interpretohen në skenën e TKOB nga solistët e njohur Mariana Leka, Vikena Kamenica dhe Ulpiana Aliaj të shoqëruar nga Kori I TKOB dhe Orkestra . “Stabat Mater” e shkruar nga Pergolesi në javët e fundit të jetës së tij të re (vdes në moshën 26-vjeçare)pati një sukses shumë të madh dhe është cilësuar si “…dueti më perfekt dhe më prekës i shkruar ndonjëherë nga një kompozitor”. Alto Rhapsody, Op 53 nga Johannes Brahms, është një kompozim për contralto, kor burrash dhe orkestër është një nga veprat më të njohura dhe të suksesshme të Brahms. Është shkruar si dhuratë martese për Clara Schuman për të cilën kompozitori kishte ndjenja afeksioni, por që nuk mundi kurrë t’i shprehte. Vargjet janë marrë nga një poemë e Gëtes dhe muzika është një vajtim prekës ku përshkruhet drama e kësaj ndjenje romantike dhe përfundon me një lutje plot shprese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.