Home / Kronika / Gjykata: Burg përjetë për Emiljano Yzeirajn. Prokuroria: 13 faktet tona

Gjykata: Burg përjetë për Emiljano Yzeirajn. Prokuroria: 13 faktet tona

Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Emiljano Yzeirajn, autorin e vrasjes së Jetmir Lazajt, ngjarje e ndodhur në janar të 2014-s.

Në faktet e paraqitura në Gjykatë, Prokuroria thotë se Lazaj është qëlluar me sëpatë, duke iu shkaktuar vdekja e menjëhershme. Shkak i krimit ka ishte lidhja intime që autori kishte me bashkëshorten e Lazajt dhe ky i fundit konsiderohej si pengesë për vijimin e lidhjes.

Prokuroria ka paraqitur në Gjykatë 13 fakte:

1. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj ka kërkuar që të takojë shtetasin Jetmir Lazaj më datë 13 Janar 2014;

2. Fakti që ky shtetas e ka mohuar faktin që e njeh shtetasin Jetmir Lazaj dhe që të jetë takuar me këtë shtetas më datë 13 Janar 2014;

3. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj ka njoftuar shtetasen Marsela Lazaj se kishte ardhur “budallai” në Aranitas, duke shfaqur përçmim ndaj tij;

4. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj pasi ka kryer veprën penale, i ka fshirë të gjitha fotografitë dhe mesazhet e dërguara nga shtetasja Marsela Lazaj;

5. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj pasi ka kryer veprën penale, nga ora 17.49 e në vijim nuk ka komunikuar më me shtetasen Marsela Lazaj;

6. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj kërkonte vazhdimisht besimin e shtetases Marsela Lazaj, që ajo të martohej dhe të kryenin marrëdhënie seksuale;

7. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj shprehej se do ta rregullonte ai këtë punë apo muhabet, pasi shtetasja Marsela Lazaj i shprehej se ajo ishte e martuar dhe me fëmijë;

8. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj është parë nga shtetasi Isa Avdulaj rreth orës 14.40 në vendin e quajtur “Thana e Vogël”, ku do të kalonte më pas shtetasi Jetmir Lazaj;

9. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shtetasin Isa Avdulaj që po afrohej drejt vendit ku ndodhej ai dhe ka shpejtur hapat që ky shtetas të mos e arrinte;

10. Fakti që shtetasi Flatun Behaj ka parë dy persona të cilët njiheshin dhe po bisedonin, ku personi që po ecte në këmbë mbante në dorë një sëpatë jo shumë të madhe, kishte lëkurë të bardhë, flokë të zeza, me balluke të ngritura lart, mbante veshur një bluze me ngjyrë jeshile të zënë, i cili ishte më i ri se shtetasi Jetmir Lazaj rreth 19-20 vjeç dhe kishte një gjatësi rreth 170-175 centimetra, të dhëna të cilat përputhen plotësisht me karakteristikat e shtetasit Emiljano Yzeiraj;

11. Fakti që nga akti i ekspertimit traseologjik rezultoi se plagët janë shkaktuar nga një sëpatë, si dhe përmasat e plagëve përputhen me të dhënat teknike të sëpatës së sekuestruar në banesën e shtetasit Bledar Yzeiraj, e cila nuk ndodhej në banesën e këtij shtetasi në orën 15.30 të datës 13 Janar 2014;

12. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj jo vetëm që ka kërkuar të takohej me shtetasin Jetmir Lazaj, por ka improvizuar edhe një situatë normale bisedash dhe gallate (lojë), ndërkohë që e përçmonte, tregon karakterin kriminal dhe qetësinë shpirtërore paraprake të një vrasësi gjakftohtë;

13. Fakti që shtetasi Bilbil Beqiraj para se të afrohej tek vendi ku ka gjetur të vdekur shtetasin Jetmir Lazaj, ka parë një djalë duke ikur me vrap në drejtim të fshatit Aranitas, ku banon shtetasi Emiljano Yzeiraj, tregon jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi Emiljano Yzeiraj, është autori i vrasjes së shtetasit Jetmir Lazaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: