Ekonomia

Interkonjeksioni do i sjellë 314 mln euro përfitime ekonomisë

Një analizë e Komisionit Evropian për investimet në rajonin e Ballkanit detajon se ndërtimi i linjës së interkonieksionit të energjisë elektrike 400 kV Shqipëri -Maqedoni do të sjellë përfitime shtesë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë prej 314 milionë eurosh.

Ky projekt synon ngritjen dhe fuqizimin e një tregu të përbashkët të energjisë në rajonin e Ballkanit çka në vijimësi do të sillte rënie të kostove të furnizimit ndërmjet vendeve.

Ky projekt është pjesë e iniciativës së Komisionit Evropian për të krijuar korridorin e transmetimit të energjisë elektrike ndërmjet Bullgarisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë. Seksioni midis Bullgarisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka përfunduar dhe ndërtimi i linjës kabllore nëndet mes Italisë dhe Malit të Zi është duke u zhvilluar.

Përveç kësaj, një lidhje e re 400 kV midis Shqipërisë dhe Malit të Zi është tashmë në veprim.

Në Shqipëri rritja e ndjeshme në ngarkesës vjetore për shkak të burimeve të reja gjeneruese po ushtron presion mbi sistemet aktuale të transmetimit vë në dukje analiza e KE. Kjo është bërë shkak për ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët vendas dhe biznesët.

Komisioni Europian vë në dukje se sistemet ekzistuese të transmetimit nuk do të jenë në gjendje për të përballuar burimet e reja gjeneruese të planifikuara për zhvilluar në Jugun e Shqipërisë (psh hidrocentraleve në Devoll, Vjosë, dhe kaskadat lumit Osum dhe HEC e tjera të vogla në lumenjtë e Jugut).

Ndaj dhe linja e re e transmetimit me Maqedoninë do ta bëjë sistemin e furnizimit me energji elektrike në jug të Shqipërisë më të sigurte. Të paktën 800.000 njerëz dhe industritë e shumta në Fier dhe Berat, Kuçovë dhe rajonin e Elbasanit do të përfitojnë nga furnizimi i pandërprerë me energji elektrike, thuhet në studim.

Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ofruan ndihmë financiare për fazat e identifikimit të projektit, si pjesë e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Projekti është tani në fazën e projektimit të detajuar dhe faza e përgatitjes është për shkak të përfundojë në vitin 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button