Home / Europa / Francë, çadra me ngrohje për refugjatët në Kalais

Francë, çadra me ngrohje për refugjatët në Kalais

Gratë dhe fëmijët emigrantë në kampet jashtë portit francez të Kalaisit do të strehohen brenda javës në çadra me ngrohje.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve deklaroi se këto masa synojnë mbrojtjen e rreth 6 mijë personave nga temperaturat e ulëta dhe teksa po afrohet dimri.

Cazaneuve njoftoi masat e reja pas vizitës së tij të shtatë në kamp. Ai tha se një qendre strehimi për gratë dhe fëmijët që aktualisht ka hapësirë për 200 vetë do t’i shtohen kapacitete për 400 persona brenda fundit të vitit.

“Ndërkohë, tendat me ngrohje do të ngrihen brenda javës. Asnjë grua dhe asnjë fëmijë nuk do të mbetet i pastrehuar në këtë qytet”, tha ministri.

Ndërkohë, 460 agjentë policie do të vendosen pranë kampit duke filluar nga dita e sotme.

Numri i refugjatëve në kampin që cilësohet si “xhungla e re” është shtuar në muajt e fundit, teksa kriza e emigrantëve me të cilën përballet Evropa është intensifikuar.

Shumica e tyre largohen nga konfliktet dhe varfëria në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Afganistan dhe kërkojnë të kalojnë Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: