Home / Kuriozitete / Hajde mos u beso! Ngjarje të çuditshme që kanë ndodhur gjatë historisë

Hajde mos u beso! Ngjarje të çuditshme që kanë ndodhur gjatë historisë

hajde-mos-u-beso-ngjarje-t-euml-ccedil-uditshme-q-euml-kan-euml-ndodhur-gjat-euml-historis-euml_2_hdNë orën 9 të mëngjesit të 19 majit 1780, qielli mbi Angli ishte i mbështjellë në errësirë. Një artikull i vitit 1881 në “Harper’s Magazine” thoshte se, “zogjtë shkuan të flinin, gjelat këndonin si në mesditë, ashtu dhe në mesnatë, dhe kafshët ishin tejet të frikësuara”.

1. Vdekja misterioze

Papa Pali VI vdiq në vitin 1978. Po në këtë vit u emëruan edhe tre Papë të tjerë.

Pas vdekjes së Papa Pali VI, Albino Luciani u zgjodh si pasardhësi i tij dhe u emërua si Papa Gjon Pali i Parë. Ai lindi në Venecia në vitin 1912 dhe vdiq në vitin 1978. Luciani ka qenë Peshkopi i 263-të i Romës, Papa i Kishës Katolike dhe sovrani i pestë i Shtetit të Vatikanit që nga viti 1978.

Papati i tij është më i shkurtri në historinë e Vatikanit.

Çuditërisht, pas zgjedhjes së tij, ai i tha shërbëtores së tij që ai nuk do të mbretëronte për kohë të gjatë.

Tridhjetë e tre ditë më vonë, ai vdiq. Vatikani njoftoi se Papa 66-vjeçar ka vdekur për shkak të një infarkti në zemër.

Shumë gazeta shkruajnë se Vatikani ka ndryshuar shpeshherë disa nga detajet e zbulimit të vdekjes për të shmangur momentin kur ai u zbulua nga Motra Vincenza, një murgeshë.

Papës nuk iu bë autopsia e duhur dhe së bashku me deklaratat kontradiktore të bëra pas vdekjes së Papës, çoi në një numër të teorive konspirative në lidhje me vdekjen e tij.

Shumë besojnë se Gjon Pali u vra nga komunistët apo nga “freemasons”- fytyrat e Errëta (besohet se ishte një i infiltruar i Kishës).

Papa Gjon Pali i Parë kujtohet nga besimtarët katolikë si “Papa i Buzëqeshjes”. Për nder të tij është dedikuar edhe një muze në qytetin e tij të lindjes në Canale d’Agordo, Venecia.

2. Periudha e fantazmave

Periudha e fantazmave është një teori konspirative e përpunuar nga gjermani Heribert Illig (1947-1991).

Ai sugjeroi se është folur shumë për ekzistencën e periudhave të ndryshme historike, veçanërisht në Evropë gjatë periudhës së Mesjetës (rreth viteve 614 para erës sonë).

Por sipas Illig, kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje, ai thotë se Karlo Magno ishte thjesht një “trillim” i sajuar nga Otto III (mbreti i saksonëve në vitin 983) dhe Gerbert d’Aurillac (ishte Papa i 139-të i Kishës Katolike, dhe një studios i shekullit të nëntë). Karlo Magno ishte mbreti i Frankëve dhe Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake.

3. Marrëveshja e “çuditshme”

Mkwawa (1855-1898), ishte një lider i fisit Hehe në Afrikën Lindore, të cilët kundërshtuan kolonizimin gjerman.

Më 28 tetor 1894, gjermanët e udhëhequr nga koloneli Freiherr von Friedrich Schele, sulmuan kështjellën Mkwawasë në Kalenga.

Edhe pse ata morën fortesën, Mkwawa arriti të shpëtoi. Më pas, Mkwawa organizoi një luftë guerile kundër gjermanëve deri kur mbeti i vrarë në vitin 1898. Gjermanët i këputën kokën si trofe dhe e dërguan kafkën e tij në një muze.

Çuditërisht, vite më vonë, britanikët kërkuan kafkën në mënyrë që ata mund ta jepnin atë si një dhuratë për Tanganyikat (shtet në Afrikën Lindore) për t’i falënderuar ata për mbështetjen e tyre në Luftën e Parë Botërore.

Sipas Traktatit të famshëm të Versajës: neni 246. Brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Traktatit, Gjermania do të dorëzojë Britanisë së Madhe kafkën e Sulltanit Mkwawa. “Kafka u kthye më në fund në vitin 1954, dhe tani mund të shihet në Muzeun Memorial Mkëaëa në Kalenga, Tanzania.

4. Magjistarja e fundit

Magjia është një fenomen që ka lindur njëherësh me qytetërimet më të lashta, ndërsa sot është kthyer dhe në objekt studimi, antropologjia kulturore, etnologia dhe psikologjia.

Jane Rebeça Yorke (1872-1944) ishte një sensitive angleze, e cila konsiderohet të jetë personi i fundit i dënuar nga “Akti i Magjisë” të vitit 1735.

Në historinë e njerëzimit, gjatë gjysmë së dytë të viteve 1800, pati një rilindje të interesit ndaj magjisë.

Personat që pretendonin se flisnin me shpirtrat e të vdekurve, ose parashikonin të ardhmen, ishin të dënuar si endacakë dhe si mashtrues. Ky akt u aplikua në të gjithë Britaninë e madhe, duke shfuqizuar “Scottish Act” të vitit 1563 dhe “English Act”, 1604. Në shtator të vitit 1944, Yorke u arrestua nga autoritet britanike dhe u akuzua se ajo mashtronte publikun duke i kallur frikë.

Gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Londrës, Yorke u mor në pyetje që të parashikonte mbi të afërmit e policëve që kishin vdekur.

Ajo i tha një oficeri se vëllai i tij oficer ishte djegur i gjallë në një mision lufte në Londër.

Gjithashtu ajo pretendonte se si udhërrëfyes spiritual kishte Zulu (grup etnik në Afrikën e Jugut), dhe shpeshherë thërritej nga shpirti i të ndjerës Mbretëresha Viktoria.

Yorke u dënua më një gjobë prej 5 paundësh dhe u betua se nuk do të ushtronte aktivitetin e saj si sensitive.

5. Bukuria e çuditshme

Mbretëresha Mary e Skocisë bënte banjë me verë, ndërsa mbretëresha Isabella e Francës (shekulli i 12-të) me qumështin e gomarëve.

Për mijëra vjet, shumë gra helmuan veten e tyre duke përdorur “ceruse”, e cila ishte një pluhur që ishte vdekjeprurëse.

6. Legjenda e Akropolit

Lufta greko-turke e vitit 1897, e quajtur gjithashtu lufta 30-ditëshe, ishte një përballje ndërmjet Mbretërisë së Greqisë dhe Perandorisë Osmane.

Shkaku i saj qe statusi i provincës osmane të Kretës, shumica greke e së cilës prej kohësh dëshironte bashkimin me Greqinë.

Sipas një legjende, në një betejë midis tyre në Athinë, turqit gjuajtën me breshëri plumbash, duke sugjeruar se do të shkatërronin Akropolin.

Pasi përfundoi beteja, thuhet që grekët mblodhën plumbat duke ja dërguar turqve si shenjë që ata t’i përdornin kundër vetes së tyre.

Kjo legjendë e habitshme ishte vetëm për të mbrojtur monumentin më të rëndësishëm në kulturën greke.

Në qoftë se kjo legjendë është e vërtetë, atëherë duhet të falënderojmë ushtarët grekë që na kanë bërë të mundur për të vizituar Akropolin në ditët e sotme.

7. La Reverte – Toreadorja

Në vitin 1900, Maria Salome, kur ishte vetëm 20 vjeçe, bëri debutimin e saj si grua e parë toreadore.

Për vite më radhë, ajo pati shumë sukses dhe u brohorit për fitoret e saj kundër demave në arenë.

Si rrjedhojë e famës së saj, qeveria spanjolle nuk pranoi idenë që një grua të ishte një toreador dhe e konsideroj si të jashtëligjshme.

Kështu, Maria Salome u shfaq në publik duke u deklaruar se ajo nuk ishte femër, por burrë.

Gjithashtu, ajo ndryshoi emrin e saj nga Maria Salome në Augustin Rodigrique, por ky ndryshim solli dështimin e saj si toreador dhe populli spanjoll vazhdoi ta urrente për këtë veprim. Kjo solli edhe fundin e karrierës së saj si toreador.

8. Plani Huston

Plani Huston, është një raport prej 43 faqesh i planit operativ të sigurisë, përcaktuar nga Shtëpia e Bardhë me ndihmën e Tom Charles Huston, në vitin 1970.

Ky plan u lançua në vitin 1973 për shkak të skandalit të Watergate-it.

Nxitja e këtij plani erdhi nga Presidenti amerikan Richard Nixon që kërkonte më shumë masa për sa i përket shërbimit sekret të vendit dhe lëvizjes paqësore kundrejt luftës.

Për këtë u caktua nga Shtëpia e Bardhë grupi “Interagency Committee on Intelligence” i udhëhequr nga Edgar Hoover. Më pas, mori emrin “Zyra Federative e Hetimit”. Është një federatë hetuese për krimet dhe agjenci zbulimi e cila është arma parësore hetimore e Ministria e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane.

Huston punoi në mënyrë intensive me William C. Sullivan, ku hartoj një listë me variante që sot njihet si dokumenti i Planit Huston.

Ndër të tjera në këtë plan u përcaktuan që zyrtarët të zbulojnë krime të ndryshme, si vjedhje në shtëpi, përgjimit të paligjshëm elektronik dhe hapja e postës së “radikalëve” vendas.

Në korrik të vitit 1970, Nixon ratifikoi propozimet dhe ato u paraqitën si një dokument për drejtorët e FBI-së, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), Agjencia e Zbulimit të Mbrojtjes (DIA) dhe Agjencia e Sigurimit Kombëtar.

Por Hoover kundërshtoi disa pika të planit, dhe fitoi mbështetjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, John Mitchell, që Nixon të anulojë planin.

Dhe pavarësisht vendimit përfundimtar nga Presidenti për revokimin e Planit Huston, disa nga dispozitat e saj janë zbatuar gjithsesi.

Në vitin 1971, FBI rivendosi përdorimin e saj të mbuloi email-et dhe vazhdoi të paraqesë emrat në programin e postës së CIA-s.

Plani Huston është hetuar edhe nga Komiteti i Senatit për Zbulimin të SHBA-as kryesuar nga senatori Frank Kisha, në vitin 1976, mbi aktivitetet e CIA-s dhe abuzimet e mbledhjes së inteligjencës vendase.

9. “Ditë e Errët”

Në orën 9 të mëngjesit të 19 majit 1780, qielli mbi Angli ishte i mbështjellë në errësirë. Një artikull i vitit 1881 në “Harper’s Magazine” thoshte se, “zogjtë shkuan të flinin, gjelat këndonin si në mesditë, ashtu dhe në mesnatë, dhe kafshët ishin tejet të frikësuara”.

Errësira e panatyrshme besohet të jetë shkaktuar nga tymi që dilte nga zjarret në pyje, ka mundësi i çiftëzuar me një mjegull të dendur. Por në atë kohë disa i frikësoheshin më së keqes. “Njerëzit dilnin duke tundur duart dhe duke ulëritur ‘Dita e Gjykimit ka ardhur’, kujton një tamburxhi i Luftës Revolucionare.

“Dita e Errët” përfundoi në mesnatë, kur yjet sërish u bënë të shikueshëm në qiellin e natës.

Por preokupimet e zgjatura rreth një apokalipsi të pritshëm i nxitën disa njerëz që kërkonin një sekt të panjohur kristian – të quajtur Shakers – të cilët kohët e fundit qenë vendosur në afërsi të qytetit Albany të shtetit New York.

Një pjesë e lëvizjes Quaker, ata predikonin beqarinë e plotë si rrugën e vërtetë te ringjallja.

Shakers e kapën një mundësi kur e panë një të tillë dhe u nisën në një mision 26-mujor nëpër Angli, që u solli atyre qindra të konvertuar.

Individi më i famshëm që doli nga “Dita e Errët” qe Abraham Davenport, një legjislator i shtetit Connecticut, i cili qe në mbledhje kur qielli u errësua.

Anëtarët e legjislaturës, duke pasur frikë se mos ishte afruar apokalipsi, kërkuan shtyrje të mbledhjes.

Davenport tregohet se është përgjigjur: “Dita e gjykimit o po afrohet, o nuk po afrohet. Në qoftë se jo, atëherë nuk ka asnjë shkak për shtyrje; në qoftë se po, atëherë unë zgjedh që të gjenden duke kryer detyrën. Gjithsesi, dëshiroj që mund të sillen qirinj”.

John Greenlaf Whittier, poeti nga Anglia, e përkujtoi Davenport në një poemë fillimisht të botuar në revistën “Atlantic Monthly” në vitin 1866.

Leave a Reply

Your email address will not be published.