Home / Sporti / Sporti ne bote / Shorti i Euro 2016, Duka: Jo preferenca për rivalët

Shorti i Euro 2016, Duka: Jo preferenca për rivalët

Finalet e Euro 2016 do të nisin sot (e shtunë) me shortin që do të hidhet në Paris. Mes ekipeve më të mira të Kontinentit të Vjetër është edhe kombëtarja jonë, e cili regjistroi një arritje historike duke u kualifikuar për herë të parë në një eveniment të tillë dhe tashmë pret se cilët do të jenë kundërshtarët e saj.

Një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit i kryesuar nga presidenti Armand Duka udhëtroi drejt kryeqytetit francez për të qenë të pranishëm në këtë short të evropianit.

‘Të shtunën do të hyjmë zyrtarisht në fazën finale të Euro 2016, duke njohur kundërshtarët tanë – deklaroi Armand Duka, për faqen zyrtare të FSHF-së – skuadrat janë të gjitha të forta dhe me meritë kanë arritur deti këtu. Nuk bëhet fjalë për preferenca. Ne do të zhvillojmë Evropianin tonë dhe po e përsëris, në Francë nuk do të shkojmë për pushime’.

Shqipëria është në vazon e katërt të shortit të Euro 2016 së bashku me Turqinë, Irlandën, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Të 24 skuadrat do të ndahen në 6 grupe me nga 4 ekipe.

Në fazën e 1/8 të finaleve do të kualifikohen 2 skuadrat e para të çdo grupi dhe 4 ekipet më të mira të vendeve të treta. Faza finale e Euro 2016 do të nisë në 10 qershor dhe do të mbyllet në 10 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.