Home / Sporti / Sporti ne bote / Kameruni kërkon seleksioner (sipas një njoftimi në Twitter)

Kameruni kërkon seleksioner (sipas një njoftimi në Twitter)

“Apelojme per kandidatura per seleksioner”. Ky eshte njoftimi ne Twitter i Federates Kamerunase te Futbollit (Fécafoot) bere diten e hene.
Fécafoot jep te gjitha detajet per kandidatet, mes te tjerash, “te jete me komberi kamerunase ose i huaj”, “te jete me moral te larte”, “i forte fizikisht”, “te kete personalitet te forte” etj.
Ne vijim, federata thekson se kandidati “duhet te kete kredibilitet e i njohur ne futbollin kombetar e nderkombetar”, “te njohe mire futbollin afrikan”, te “jete permanent ne Kamerun” etj.
Fécafoot ben te ditur gjithashtu se kandidaturat priten deri me 15 dhjetor ne oren 18.00 me gjithe dokumentacionin perkates, si dhe me nje projekt te programit pergatitor te ekipit perfaqesues per periudhen  2016-2018.
Federata kerkon nje seleksioner te ri qe pas perfundimit te kontrates se gjermanit Volker Finke, i caktuar ne maj 2013.
Kameruni eshte kualifikuar per ne turin e trete te eliminatoreve te Boterorit -2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.