Europa

Rreth 800 imigrantë të shpëtuar nga anije të Marinës italiane

imigrante5-660x330Katër anije kanë shpëtuar rreth 800 imigrantë në Mesdhe, njoftoi sot Marina ushtarake italiane, e cila shtoi se pesë trupa ndodheshin mes grupit të shpëtuar nga një anije tregtare.

“Anija ‘Sfinge’ ka shpëtuar 95 imigrantë, dy prej të cilëve gra, në bordin e një gomoneje dhe anija ‘San Giorgio’ ka ndërhyrë për të shpëtuar dy barka të tjera ku ndodheshin 276 imigrantë, tre prej të cilëve gra dhe pesë fëmijë”, nënvizoi në një komunikatë Marina ushtarake.
Dy prej tyre, gjendja shëndetësore e të cilëve ishte problematike u transportuan me helikopter drejt spitalit të Catanes (Siçili).
Fregata Zeffiro ka shëtuar tre gomone me 294 imigrantë në bord, 28 prej të cilëve gra dhe 9 minorenë dhe anija Urania ka shpëtuar 98 imigrantë edhe ato në bordin e një gomoneje, shtoi Marina italiane.
Ky operacion, kryer në bashkëpunim me një anije tregtare që ndodhej në zonë, ka mundësuar shpëtimin e 61 imigrantëve.
Marina italiane theksoi se aktualisht 1 771 imigrantë, të shpëtuar këto ditët e fundit në ujërat territoriale italiane, ndodheshin në bordin e anijeve në pritje të autorizimit nga ministria e Brendshme për t’i zbarkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button