Home / Parlamentare / Tahiri dhe Bushati i përgjigjen Blushit: Kemi marr masa. Muxhahedinët nuk janë njësoj si refugjatët

Tahiri dhe Bushati i përgjigjen Blushit: Kemi marr masa. Muxhahedinët nuk janë njësoj si refugjatët

Të dy ministrat, Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati kanë vënë theksin në një përgjigje sa më të unifikuar të BE-së, përsa i përket krizës së refugjatëve, që mund të prekë edhe Shqipërinë.

Duke iu përgjigjur deputetit Ben Blushi, ministri Tahiri tha se institucionet shqiptare janë rakorduar për të koordinuar masat dhe për të adresuar çështjen.

“Sot që flasim institucionet në tërësi janë të rreshtuara me urdhër të kryeministrit dhe një grup institucional pune që mblidhet çdo javë për të koordinuar masat dhe për të adresuar çështjet në rast se kjo vjen. Një zgjidhje e qëndrueshme nuk vjen kurrë nga vullneti unilateral të çdo vendi”, tha z. Tahiri.

Ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se Shqipëria është mes 12 vendeve që mund të preken potencialisht nga kriza e refugjatëve të cilat në rang kryeministrash bëjnë konferenca në distancë për koordinim masash dhe shkëmbime informacioni.

Krahasimit të Blushit të refugjatëve me muxhahedinët, të dy ministrat theksuan se janë dy çështje krejt të ndryshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: