Home / Kronika / Kronika e zeze / Në Prizren, babai vret të birin

Në Prizren, babai vret të birin

Në Korishë të Prizrenit mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një vrasje. Edhe pse Policia në raportet e tyre shpjegojnë që ka pasur mosmarrëveshje mes babait dhe të birit, nuk sqarohet cili ka vrarë cilin.

prizrenMegjithatë, KosovaPress mëson se babai ka vrarë të birin, i lindur më 1980. Në raport thuhet se është përdorur pushkë gjahu. Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi është sekuestruar.

Është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin mbi ndalimin e personit të dyshuar i cili mbase është ai që do të tregoi se si ka ndodhur ngjarja.

Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: