Politika

Veliaj: Depozitat mbi tarracat e shtëpive dhe pallateve do të hiqen, janë burim infeksioni

Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë një tjetër aksion, atë të heqjes së depozitave nga tarracat e shtëpive apo pallateve.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar sot për nënshkrimin e një marrëveshje me USAID për modernizimin e ujësjellësit të kryeqytetit, kryebashkiaku Veliaj  deklaroi se “duke filluar që nga kjo javë javë, çmontojmë depozitat sepse janë një burim infeksionesh dhe besoj që veçse estetikës është rrezik për kryeqytetin”.

Gjithashtu, në fjalën e tij, Veliaj bëri të ditur se të gjitha taksat e Bashkisë do të përfshihen në një faturë të vetme duke bërë kështu transparencë për pagesat e qytetarëve. Ai sqaroi se kushdo që merr faturën e ujit ka në brendësi çdo gjë faturë takse prone e të gjitha taksat që përmban ai.

Po një tjetër aksionin i Bashkisë, bëri të ditur Veliaj do të jetë kundër përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në Tiranë.

“Jemi i vetmi qytet që i lan makinat me ujë të pijshëm. Kjo është e ndaluar me ligj, por do të ndalohet edhe me maliq”, nënvizoi Veliaj.

Në aktivitet, kryebashkiaku bëri me dije se borxhi i kompanisë së Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë ka qënë 60 ml euro ndërsa humbjet në rrjet, shto ai, kanë qenë 70%.

Sipas tij, fal punës së administratës së re, humbjet janë ulur me 2%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button