Home / Moda / 10 rregullat e pashkruara të modës

10 rregullat e pashkruara të modës

1406896986beyonce-flawless-195765_w1000.jpgartikull1. Nëse keni veshur bluzë me një bandë rock-u dhe nuk dini asnjë nga këngët e grupit, më mirë ndërrojeni.

2. Secila prej nesh ka një limit lartësie tek taka. Nëse ju duhet të ndërroni këpucët për të ecur nga tavolina e punës tek banja, e keni kaluar limit.

3. Një veshje e papërshtatshme për të takuar prindërit e partnerit nuk duhet veshur as në zyrë.

4. Vetëm se është firmato, nuk do të thotë se është ide e mirë.

5. Gjithashtu, jo të gjitha trendet janë ide e mirë. Bëhuni lidere, jo ndjekëse.

6. Nëse një bizhuteri po jua bën lëkurën jeshile, hiqeni! Për të mirën tuaj…

7. Rregulli i kapeles: Nëse shoqja juaj ka vënë një kapele, po ashtu si ju, njëra prej jush duhet ta heqë.

8. Rregulli i kurorës me lule: Njëlloj si ai i kapeles.

9. Vishni një veshje për veten, jo për Instagram. #veshjaeditës #këpucëtëreja #hot.

10. Në fund kujtoni se, nëse keni vetëbesim, çdo veshje duket bukur.

Burimi: Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published.