Home / Kronika / Sërish protesta sot për dorëheqjen e Fullanit

Sërish protesta sot për dorëheqjen e Fullanit

Gjatë ditës së sotme priten sërish protesta  nga shoqëria civile, të cilët kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. 

2901-Guvernatori-i-Bankes-se-Shqiperise-Ardian-Fullani-Foto-ATSH-ARKIVE-518x350

Protesta pritet të nisë në orën 12:00 në sheshin “Avni Rustemi”, përballë zyrave të Bankës së Shqipërisë.

Edhe gjatë ditës së djeshme u mbajt një protestë e tillë, ku qytetarët mbanin në duar pankarta në të cilat kërkohej që parlamenti të shkarkojë Fullanin ose ai vetë të japë dorëheqjen.

Ndër pankartat që protestuesit mbanin dje në duar, shkruhej “Dorëzoni Don FullHajnin”, “Ti e vodhe Bankën e Shqipërisë, po ore po. Ti !”.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Guvernatorit pas zbulimit të skandalit për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës.

fullani1

Leave a Reply

Your email address will not be published.