Bota

Deutsche Welle: Puç ushtarak në Turqi

Në Turqi ushtria deklaroi se ka marrë pushtetin. Kryeministri Yildirim deklaroi rezistencë të vendosur.

Forcat e armatosura turke deklaruan në orën 23.10 se kanë marrë pushtetin në Turqi, “për të ruajtur rendin demokratik dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut”. Më parë kryeministri Binali Yildirim deklaroi në televizion se njësi të ushtrisë kanë nisur një përpjekje për përmbysje.
Türkei Putschversuch Soldaten

“Pushteti në Turqi u mor në tërësinë e tij” u bë e ditur në një deklaratë të ushtrisë të lexuar në televizionin NTV. Para aeroportit të Stambollit janë vendosur tanke. Agjencia e lajmeve Anadollu, e afërt me qeverinë tha se shefi i shtabit të ushtrisë, Hulusi Aktar është peng i puçistëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button