Bota

VOA: Ushtria turke thotë se ka marrë pushtetin në Turqi

Ushtria turke tha të premten se ka marrë pushtetin në Turqi, në atë që kryeministri e cilësoi si një “akt të paligjshëm”. Mediet turke cituan një komunikatë të ushtrisë e cila tha se “ka vënë nën kontroll të plotë” qeverinë “për të mbrojtur vendin dhe rendin demokratik si dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut”. Ka njoftime se janë marrë pengje në Ankara. Kanali televiziv CNN Turk, tha se ata po mbahen në shtabin e ushtrisë në kryeqytet.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se shefi i shtatmadhorisë është në mesin e pengjeve. “Gjenerali Hulusi Akar, është marrë peng nga një grup i ushtrisë që po përpiqet të organizojë një kryengritje”, shkruan kjo agjenci duke ju referuar “burimeve të besueshme”. Kryeministri turk Binali Yildirim, një grup brenda ushtrisë turke jashtë zinxhirit komandues është vënë në “përpjekje të paligjshme” për të rrëzuar qeverinë.

“Disa njerëz në mënyrë të paligjshme kanë ndërmarrë një aksion të paligjshëm”, tha Yildirim për televizionin privat NTV. “Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet në detyrë. Kjo qeveri do të shkojë vetëm kur populli të thotë një gjë të tillë”. Turqia nuk do të lejojë asnjë nismë “që mund të pengojë demokracinë”, tha ai duke u zotuar se “autorët do të paguajnë çmimin më të lartë”. Ai tha se zhvillimi i së premtes nuk duhet të quhet grusht shteti, por “kryengritje”.

Pamjet e kanaleve lokale televizive tregojnë tanket e vendosura në aeroportin kryesor të Stambollit dhe sipas tyre, të gjitha fluturimet janë anuluar. Urat kryesore në Stamboll janë mbyllur nga forcat e sigurisë dhe trafiku është mbyllur përgjatë ngushticës së Bosforit.

Mediet njoftojnë për të shtëna armësh dhe një avion ushtarak po fluturon mbi Ankara. Departamenti amerikan i shtetit u ka bërë thirrje amerikanëve në Turqi që të jenë të kujdesshëm, ndërsa sekretari John Kerry thaa e shpreson për qëndrueshmëri, paqe e vazhdimësi në Turqi. Turqia, anëtare e NATO-s, është nnë nga aleatët më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Ajo mbështetë në parim kundërshtarët e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe aktualisht kujdeset për mbi 2 milion refugjatë sirianë. Turqia është në luftë me separatistët kurd dhe kë pësuar një seri shpërthimesh dhe sulmesh me armë zjarri, përfshirë është ata të para disa javësh në aeroportin e Stambollit që la pas vetes 40 të vrarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button