Kosova

Zëvendëskryeministri: Kapitulluan institucionet e Kosovës pse nuk siguruan vizitën e serbëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka thënë se institucionet e Kosovës kanë kapitulluar përballë dhunës.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhur përkundër përpjekjeve të Policisë së Kosovës, institucionet nuk e kanë ndalur protestën e shqiptarëve në Mushtisht të Suharekës.

Sipas tij , serbëve të shpërngulur nga ky fshat nuk ka mundur askush t’u garantojë siguri për çka nuk kanë mundur të vizitojnë kishën e rrënuar në Mushtisht.

Stojanoviq i tha agjencisë serbe Beta se janë interesat personale të atyre që shfrytëzojnë pronat e serbëve që të jenë më të fortë se të gjitha institucionet, rendi dhe ligji si dhe interes të atyre që me këtë temë duan të përfitojnë politikisht.

Stojanoviq, i cili kishte udhëtuar me autobus bashkë me serbët se atyre askush nuk ka mundur t’u sigurojë siguri andaj e kanë vizituar manastirin në fshatin Zoçisht të Rahovecit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button