☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.25 ▼0.34%
ARI 4,634 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,666 ▲ +1.27% ETH $2,486 ▲ +0.09% XRP $1.4206 ▲ +1.62% SOL $106.8100 ▲ +5.84%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.25 ▼0.34 % ARI 4,634 ▼0.64 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.25 ▼0.34 % ARI 4,634 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

“Të gjitha përpjekjet tona janë për një marrëdhënie më të fuqishme Turqi-Greqi”

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pas takimit me homologun e tij grek Nikos Kotzias në Kretë, në fjalimin e tij në një deklaratë për mediat në lidhje me përkrahjen e Greqisë pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETÖ tha se: “Veçanërisht në Evropë, nuk ka popull që të kuptojë më mirë Turqinë për rrezikun që kaluam”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës së tij jozyrtare në ishullin e Kretës, ministri Çavuşoğlu është takuar me homologun e tij grek, Kotzias.

Duke theksuar se mes dy vendeve ka një numër të madh mekanizmash bashkëpunimi duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen e bashkëpunimit strategjik, Çavuşoğlu shtoi: “Të gjitha përpjekjet tona janë për një marrëdhënie më të fuqishme mes Turqisë dhe Greqisë.”

Shefi i diplomacisë turke rikujtoi se takimet jozyrtare kanë nisur me një vizitë të homologut të tij grek në Stamboll në fillim të këtij viti. Ai shpjegoi se në kuadër të këtyre takimeve është i lumtur që gjendet në ishullin e Kretës.

Duke nënvizuar përkrahjen e Greqisë pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti Çavuşoğlu në vijim të fjalës së tij u shpreh: “Falënderoj homologun tim Nikos, Kryeministrin Tsipras dhe popullin grek për mbështetjen ndaj demokracisë tonë, qeverisë dhe popullit turk pas tentativës tradhtare për grusht shteti. Kjo sjellje e Greqisë ka kënaqur së tepërmi popullin turk. Veçanërisht në Turqi thuhet se, veçanërisht në Evropë, Greqia dhe populli grek janë ata që mund të kuptojnë më mirë rrezikun që i’u kanos Turqisë.”

Duke prekur edhe takimet për Qipron Çavuşoğlu tha: “Mbështesim takimet për arritjen e një paqeje në Qipro. Shpresoj që këtë herë vlerësohet siç duhet shansi që është kapur për arritjen e një paqeje dhe këtë vlerësim e bëjnë të dyja palët. Edhe ne si Turqi dhe Greqi i ndihmojmë ata.”

Ndërsa shefi i politikës greke Kotzias duke vlerësuar takimet të cilat sipas tij ndikojnë pozitivisht në marrëdhëniet mes dy vendeve tha: “Kemi vendosur të hedhim hapa për rritjen e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, transporti dhe hedhja e hapave për rritjen e besimit në marrëdhëniet tona.”

Kotzias e cilësoi takimin e sotëm si të rëndësishëm jo vetëm për dy vendet, por edhe për rajonin. Ndërsa në lidhje me tentativën për grusht shteti ai tha: “I përcolla mbështetjen e popullit grek ndaj Turqisë dhe qeverisë turke në lidhje me këtë temë.”

Dy homologët vizituan edhe vendet historike dhe kulturore të ishullit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.