Kronika

Dy mjete dhe një motoçikletë përfshihen në aksident; 2 të plagosur

Dy automjete dhe një motoçikletë janë përfshirë në një aksident në aksin Elbasan-Metalurgji. Burime nga policia bëjnë me dije se  Muhamet  Dylgjeri, 29 vjeç banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “B.M.Ë” me targa AA 393 JN, në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është përplasur me mjetin motoçikletë tip “Honda” pa targa, drejtuar nga shtetasi H.S, 62 vjeç banues në Elbasan. Më pas ai është përplasur me mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 792 KG drejtuar nga shtetasi A,B, 29 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e mjetit “Ford” shtetasja E.B, 24 vjeçe banuese në Elbasan. Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button