Kronika

“Vëllai vrau veten për faturat”. PD: Akuzë për politikat e Ramës – OSHEE: Të tria faturat, 4000 lekë

“Një gabim në faturat e energjisë elektrike… është shkaku i vetavrasjes së vëllait tim”. Kështu shprehet Gjergji Nasi, vëllai i 56-vjeçarit, Llazi Nasi nga fshati Poro i Novoselës, që u gjet i varur mesditen e së premtes.

Deputetja-e-PD-se-Jorida-TabakuGjergji Nasi thotë së shqetësimet e vëllait të tij nisën fillimisht me një shifër gabim në faturat e energjisë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, më pas i thanë që kishte dhe një ngatërrim me emrin dhe se ky është shkaku që vëllai shkoi drejt vetëflijimit.

I ndjeri Llazi Nasi ishte baba i tre vajzave dhe i vetmi që siguronte të ardhurat në familje. Ai merrej me bujqësi dhe pse me vështirësi ekonomike, kishte arritur të dërgonte në universitet vajzat e tij.

REAGON PD: VETEVRASJA, AKUZE PER POLITIKAT E RAMES DHE OSHEE

Për vetëvrasjen e Nasit, Partia Demokratike ka akuzuara Qeverinë, Kryeministrit dhe politikat e tij si dhe OSHEE-n. “Pothuajse cdo ditë raportohen akte dëshpërimi të qytetarëve përballë kësaj sjellje anti-humane të qeverisë dhe OSHEE, që nuk kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë, – ka deklaruar sot selia blu.” Në deklaratën e saj shpremisht thuhej:

“Një kryefamiljar 56 vjeçar në Vlorë, Llazi Nasi, baba i tre vajzave, i ka dhënë fund jetës, pasi OSHEE e njerëzit e saj e kishin futur në një rrugë pa dalje, duke e mbifaturuar me shuma të papërballueshme për të.

Familjarët e viktimës dëshmojnë se ai ishte ankuar disa herë për faturën e padrejtë, 10 herë më të lartë se sa shënonte matësi. Vëllai i tij duke folur në media, thotë se zyrtarët e OSHEE veç kësaj po i nxirrnin dhe pengesa të tjera me dokumentacionin.

Kryefamiljari po depersonalizohej çdo herë e më shumë, pasi nuk po gjente zgjidhje në zyrat e OSHEE, ku punonjësit i tregonin derën pa e trajtuar asnjëherë shqetësimin e tij. Fatura e padrejtë e sjellja arrogante e cnjerëzore e OSHEE, ia doli ta kalonte këtë prind në depresion.

Dje, përpara se të kryente aktin ekstrem të vetëflijimit, 56-vjecari kishte shkuar edhe një herë, për herë të fundit në zyrat e OSHEE, por sërish nuk mori zgjidhje. Partia Demokratike akuzon OSHEE-në dhe qeverinë për plagën e madhe sociale që po krijojnë.

Vetëvrasja që shkaktuan dje nuk është e para. Kjo politikë i mori jetën edhe të ndjerit Qamil Zela në Lushnje. Pothuajse cdo ditë raportohen akte dëshpërimi të qytetarëve përballë kësaj sjellje anti-humane të qeverisë dhe OSHEE, që nuk kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë. Ata nuk po u lënë qytetarëve asnjë zgjidhje tjetër përpos errësirës e burgut. Dhe për fat të keq, e gjitha kjo po merr dhe jetë njerëzish. 56-vjecari u vetëflijua, duke lënë një akuzë të fortë e të drejtpërdrejtë për Edi Ramën dhe OSHEE-në e keqbërësve të tij,”-përfundon deklarata e PD-së.

OSHEE HEDH POSHTE AKUZAT: 3 FATURA, 4000 LEKE, KUFIRI MINIMAL I KONSUMIT

OSHEE, duke ngushëlluar familjen e të ndjerit, ka hedhur menjëherë poshtë, akuzat e PD-së duke deklaruar se të tri faturat ishin në kufirin minimal të harxhimit të energjisë, rreth 4000 lekë. “Keqardhje për deklaratën e Partisë Demokratike që përpiqet të përfitojë politikisht nga çdo fatkeqësi, – thuhet në deklaratën e OSHEE-s. – E vërteta është se i ndjeri Llazar Nasi, si mbi 197 mijë abonentë të tjerë të OSHEE ka lidhur kontratë me kompaninë për të paguar permes kësteve mujore detyrimet e prapambetura.

Pretendimi se faturimi për të ndjerin ishte shumëfish i vlerave normale është i pabazuar, pasi të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor faturimi ishte 1319 lekë, për muajin janar 1615 lekë dhe në muajin shkurt 1262 lekë. Të tria këto fatura janë në kufirin minimal të harxhimit të energjisë, kësisoj pretendimi për mbifaturim është i pavërtetë.

Teksa ngushëllojmë familjen Nasi për humbjen e njeriut të tyre të dashur, i kërkojmë edhe njëherë Partisë Demokratike të mos akuzojë pa fakte, të lërë punonjësit e kompanisë të bëjnë detyrën e tyre në respekt të ligjeve të shtetit dhe mbi të gjitha, të mos përdorë mizorisht fatkeqësitë e qytetarëve për përfitim politik.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button