Kosova

Aktakuzë për Ukë Rugovën dhe tjerët

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër 20 të pandehurve në rastin “Rugova”.

Të pandehurit akuzohen për veprën e krimit të organizuar në lidhje me veprën e kontrabandimit me migrantë.

“Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme”, thuhet në komunikatë.

Aktakuza është ngritur prej një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale pas hetimeve që ishin iniciuar nga Njësia e Policisë Kufitare të Kosovës për Hetime, të cilat ishin kryer nga ajo njësi së bashku me Policinë e EULEX-it

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button