Ekonomia

Konferenca e Donatorëve, Veliaj: Do të prezantohen 112 projekte të reja për Tiranën

aaaParaditen e së mërkurës nisi në Tiranë Konferenca e Donatorëve, ku do të prezantohen projektet e reja për kryeqytetin. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Erjon Veliaj theksoi se në këtë konferencë do të prezantohen 112 projekte dhe për t’u vënë në jetë, duhet një partneritet publik-privat.
“Kjo konferencë nuk është seminari i radhës i strategjive të radhës, por një punëtori praktike, ku kërkojmë mbështetje për projektet tona, pasi buxheti ynë është i pamjaftueshëm. Do të prezantojmë 112 projekte dhe kërkojmë bashkëpunimin publik-privat për t’i vënë në jetë ato”, deklaroi Veliaj.Kryebashkiaku shtoi se Tirana ka nevojë për më shumë shkolla: “Kemi nevojë për më shumë shkolla dhe kjo është arsyeja që kërkojmë një partneritet publik-privat për të paguar ndërtimin e shkollave të reja, që të zgjidhim çështjen e shkollave me dy turne”.
Në lidhje me transportin publik, Veliaj tha se ëndrra e tij “është që çdo i pasur të përdorë transportin publik dhe jo që çdo i varfër të blejë makinë”.
Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ardhur koha “që t’i japim një sens qëndrueshmërie zhvillimit të qytetit”.
“Për më shumë se dy dekada u harrua qyteti. Zhvillimi u mundësua nga dërgesat e emigrantëve dhe nga ndërtimi pa kriter. Sot kemi para një sfidë për t’i dhënë sens qëndrueshmërie zhvillimit. Në kohën që Shqipëria pati këtë zhvillim të paqëndrueshëm me kosto që sapo kemi nisur të përballemi, nuk u mendua kurrë seriozisht për të zhvilluar dijen dhe për të pasur një gjeneratë që pas 25 vitesh liri, të ishte në gjendje që të përballonte sfidat e vendit përmes dijes”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se “vizioni i kreut të ri të bashkisë ka nevojë për mbështetje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button