🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.34 ▲0.09%
ARI 4,354 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,797 ▼ -2.61% ETH $1,769 ▼ -1.43% XRP $1.1961 ▼ -3.54% SOL $72.1500 ▼ -3.49%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.34 ▲0.09 % ARI 4,354 ▼0.01 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.34 ▲0.09 % ARI 4,354 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria dobësi me projektet e mëdha të investimeve, realizimi larg planit

aaaaQeveria shqiptare vijon të shfaqë dobësi në vlerësimin projekteve të mëdha me investime publike.

Një analizë mbi kostot dhe përfitimet është ndërmarrë për projekte të mëdha, por rezultatet nuk janë publikuar, konstaton Fondi Monetar Ndërkombëtar ne një raport të fundit.

Ligji për prokurimin publik kërkon që të gjitha projektet e mëdha duhet të kontraktohen nëpërmjet tenderit të hapur, por ky nuk ka qenë rasti për dy projekte shumë të mëdha, një pjesë e rrugës Durrës-Kukës dhe rruga e re Arbërit janë realizuar përmes ligjeve specifike duke iu shmangur standardeve të tenderit.

Fondi vëren se shpenzimet për investime kanë qenë relativisht të larta gjatë dekadës së fundit, duke reflektuar nevojat e zhvillimit infrastrukturor të vendit. Kjo pavarësisht nga fakti se shpenzimet kapitale kanë qenë ndjeshëm më të ulta se programet afatmesme.

Duke bërë një krahasim të programeve afatmesme shihet se shpenzimet kapitale në buxhetet vjetore kanë qene 30 për qind më të ulta se programimet tre-vjeçare, pohon raporti i FMN. Ndërsa shihen diferenca edhe brenda buxhetit vjetor kur realizimi faktik i shpenzimeve kapitale është rreth 17 për qind më i ulët se plani.

FMN e arsyeton se kjo ndodh për faktin se, shpenzimet kapitale janë më të lehta për tu reduktuar në krahasim se zërat e tjerë të shpenzimeve në rast se të ardhurat nuk kanë ecur sipas parashikimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.