☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,640 ▼ -1.41% ETH $2,366 ▼ -1.72% XRP $1.2790 ▼ -3.57% SOL $101.7400 ▼ -2.73%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Shengeni pranë kolapsit, Tusk: 2 muaj kohë për ta shpëtuar

aaShengeni mund të dështojë pas dy muajsh… Parlajmërimi vjen nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i cili tha të martën në Parlamentin Europian se shtetet anëtare kanë në dispozicion jo më shumë se 2 muaj për të menaxhuar krizën e refugjatëve. 
Dështimi sipas tij, mund të rezultojë në kolapsin e traktatit për lëvizjen e lirë, të Shengenit.
“Ndaj të njëjtin mendim të shprehur nga kryeministri holandez Mark Rutte se nuk kemi më shumë se 2 muaj kohë për të vënë situatën nën kontroll. Statistikat pas periudhës së Krishtlindjeve nuk janë inkurajuese me rreth 2 mijë emigrantë të ardhur në ditë në vendet e BE…Këshilli Europian i muajit mars do të jetë momenti i fundit për të parë nëse strategjia jonë do të funksionojë. Nëse jo, do të përballemi me pasoja të rënda të tilla si kolapsi i Shengenit”, tha Tusk.
Tusk tha gjithashtu se BE mund të “dështojë si projekt politik”, nëse blloku me 28 anëtarë nuk do të kontrollojë si duhet kufijtë e tij të jashtëm. BE po lufton për të menaxhuar krizën e më shumë se një milion refugjatëve, shumica e të cilëve kërkuan azil në Gjermani.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u tha gazetarëve të huaj të martën, se mbyllja e kufijve të vendit me popullatën më të madhe të BE nuk do ta zgjidhë krizën e refugjatëve. Me këtë Steinmeier reagoi ndaj një letre të disa zyrtarëve gjermanë që kërkojnë marrjen e masave të tilla.
“Unë ju garantoj që një zgjidhje e krizës nuk do të arrihet duke mbyllur kufijtë”, pohoi ai. Ministri i Jashtëm gjerman shtoi se rruga e vetme për të trajtuar valën e migrimit është zbatimi si duhet i programit të rishpërndarjes së refugjatëve, duke siguruar njëkohësisht edhe kufijtë e jashtëm.
Politikanët gjermanë po përballen me presion më të madh për ta menaxhuar krizën pas sulmeve  të Vitit të Ri në Këln, të cilat vunë në shënjestër gratë e që sipas njoftimeve u kryen nga refugjatë afrikanoveriorë.
Sulmet e nëntorit në Paris, të cilat u morën jetën 130 vetëve kanë krijuar gjithashtu frikëra se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe brenda në Gjermani. Kjo pas vërshimit të refugjatëve nga vende ku vepron “Shteti Islamik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.