Ekonomia

ASD, marrëveshje me homologët zviceranë dhe kosovarë

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) nënshkroi këtë javë një marrëveshje bashkëpunimi me institucionet homologe të Zvicrës dhe Kosovës.

Në një njoftim për shtyp të publikuar sot ne faqen zyrtare te ASD-se, bëhet e ditur se, marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Genci Mamani, Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi Krasniqi dhe Drejtori Ekzekutiv i Zvicres, Patrick Loeb, në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Zvicër.

Me këtë rast, në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ASD,  Mamani, theksoi se kjo Marrëveshje është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme të Agjencisë me qëllim rritjen e bashkëpunimit me institucione homologe të sigurimit të depozitave.

“Marrëveshja – tha ai – synon që përmes shkëmbimit të eksperiencave të forcojë kapacitetet njerëzore në funksion të përmirësimit të skemave të sigurimit të depozitave në juridiksionet përkatëse në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”.

Ndërsa Patrick Loeb, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Zviceran të Sigurimit të Depozitave dhe Agjentëve të Tregtimit të Letrave, u shpreh se financat janë një biznes global dhe do të jenë kështu akoma më shumë në të ardhmen. Më tej, Loeb shtoi se rreth 50% e klientëve të bankave në Zvicër janë të kombësive të huaja që jetojnë jashtë Zvicrës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve banojnë në Shqipëri dhe Kosovë, citon njoftimi i ASD-së.

2Drejtoresha Menaxhuese e Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës, Violeta Arifi Krasniqi, vlerësoi marrëveshjen dhe bashkëpunimin që po institucionalizohet me nënshkrimin e saj. Sipas saj, ky kuadër bashkëpunimi krijon mundësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të institucioneve, nëpërmjet adoptimit të praktikave më të mira të sistemeve efektive për sigurimin e depozitave.

Nënshkrimi i Marrëveshjes u përshëndet edhe nga të ftuarit e tjerë, të cilët vlerësuan rëndësinë e saj si dhe rolin e institucioneve të sigurimit të depozitave në ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit financiar. Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mjediset e ambasadës zvicerane, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Genc Mamani, zhvilloi një takim në zyrat e Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane. Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Agjencisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button